Site icon Telegrafi

Ky është qëndrimi i EVN-së për protestën e së premtes

Kompania për energji elektrike në Maqedoni – EVN, ka reaguar ndaj protestave të qytetarëve të Tetovës, të cilët ditën e premte ngritën zërin për shërbime jo të mira dhe fatura shumë të shtrenjta nga kjo kompani. Nga EVN thonë se çdo herë do të jenë në anë shfrytëzuesve dhe do të gjejnë një zgjidhje për problemet, por jo edhe atëherë kur, siç thonë, ndryshime kërkojnë persona ndaj të cilëve ka padi të ngritura për manipulime dhe mashtrime, njofton Telegrafi Maqedoni.

“EVN çdo herë do të jetë në anë të shfrytëzuesve të saj dhe çdo herë do ta gjejë zgjidhjen më të mirë ligjore, por jo edhe atëherë kur protestojnë persona – ish të punësuar ndaj të cilëve ka padi për manipulime dhe mashtrime. EVN Maqedoni nuk e rregullon çmimin e energjisë elektrike dhe as harxhimin nga ana e shfrytëzuesve, për gjithë çështjet jemi të hapura për bisedim dhe të gjejmë zgjidhje”, thuhet në reagimin e EVN-së.

Ata protestat e ditës së premte i cilësojnë si të pabaza, pasi siç thonë, disa punë janë të zgjidhura me procedura në EVN Maqedoni./Telegrafi/

Lexo po ashtu Tetovarët në protesta kundër EVN-së (Video)
Exit mobile version