Bashkimi Demokratik për Integrim ka dërguar një komunikatë deri në Telegrafi Maqedoni në lidhje me incidentin që ndodhi sot në Kumanovë gjatë arritjes së Ali Ahmetit në Kumanovë.
”Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë. Ne shprehim keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara. BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët.”
“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti, thonë nga BDI./Telegrafi/