Kryetari dhe themeluesi i Twitter Jack Dorsey ka vendosur të shesë postimin e parë në Twitter, krijuar në mars 2006.
“Duke konfiguruar Twitterin tim”, lexohet në shkrimin e parë në Twitter.
Në vetëm disa minuta që kur Dorsey njoftoi në Twitter për shitjen e shkrimit të parë, ofertat kishin arritur deri në 100,000 dollarë, transmeton Telegrafi.
just setting up my twttr
— jack (@jack) March 21, 2006
Në kohën e shkrimit, oferta maksimale është 2.5 milionë dollarë.
I have updated my offer to 2 million USD:https://t.co/A8PYPTns76 @cent
— H.E. Justin Sun 孙宇晨 (@justinsuntron) March 6, 2021
Justin, it's 2,5M now! be quick to overbid! )@jack will use the money for a very good cause – education. pic.twitter.com/HnrGHdDCF8
— Vlad Pro (@VladPro2017) March 6, 2021
Ofertat e hershme (shumë më të vogla) zbulojnë se shkrimi ka dalë në shitje që nga dhjetori, por ‘bumi’ i vërtetë erdhi vetëm kur Dorsey e postoi atë në profilin e tij të premten.
Blerja e një shkrimit nuk do të thotë se do të transferohet në profilin e klientit. Mbetet ende në profilin origjinal të Twitter, por klienti merr një certifikatë digjitale të nënshkruar me të dhënat e shkrimit origjinal. /Telegrafi/