Telegrafi

Ky është plani i Besart Halimit pas baladës provokative (Video)

Në pjesën e dytë të emisionit NIN, me Alaudin Hamiti i ftuar ishte këngëtari Besart Halimi.

Këngëtari Halimi, u pa të ketë pauzuar pothuajse për një kohë në skenën muzikore, ndërkaq në N’drrimin e Natës, ky i fundit shpalosi disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij profesionale.

Pas një kohe Besart Halimi, ka arritur të sjellë edhe projektin më të ri të tij duke vazhduar me karrierën e tij muzikore kësaj radhe me një baladë e cila po pëlqehet shumë edhe nga adhuruesit e tij, njofton Klan Kosova.

Se si arriti dhe si erdhi deri tek lansimi i kësaj balade, mund të zbuloni në videon në vazhdim ku Besart Halimi tregoi rreth punës së tij për projektin e fundit ‘’Nuk kthehesh ti’’.

Por kjo nuk është e gjitha, Besart Halimi ka bërë të ditur që tashmë është duke punuar rreth disa projekteve të reja muzikore e të cilat do të jenë ritmike.