Në sulmin e sotëm në Shën Petersburg të Rusisë që autoritet e sigurisë e kanë cilësuar si sulm terrorist, kanë mbetur të vdekur të paktën 12 persona dhe mbi 50 të plagosur rëndë.
Ndërkaq personi që dyshohet se kishte vënë bombën në një çantë, të cilën e kishte lënë në metro derisa treni ishte në lëvizje, është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda metrosë së këtij qyteti, transmeton Telegrafi.
Fotografia e postuar më poshtë dyshohet të jetë e burrit që kishte vënë bombën në metronë e Shën Petersburgut, edhe pse deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë lidhur me këtë sulm. /Telegrafi/
#Russia #SaintPetersburg – This photo is now being spread by police. Possible suspect of the bombing. pic.twitter.com/Vidluwlapo
— Terror Events (@TerrorEvents) April 3, 2017