Një park në Nagaizumi, Japoni, është emëruar zyrtarisht parku më i vogël në botë, duke mbuluar një sipërfaqe prej vetëm 0.2 metra katrorë.
Parku pranë Bashkisë Nagaizumi, rreth një orë me veturë nga Tokio, u krijua në 1988 pasi një punëtor në divizionin e menaxhimit të ndërtimit të qytetit Nagaizumi u kthye nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, përcjell Telegrafi.
Punëtori kishte hasur në Mill Ends Park në Portland, Ore., i cili më parë mbante rekordin si më i vogli.
“Pra, ata donin të krijonin një park edhe më të vogël”, tha Shuji Koyama, një drejtues ekipi në divizionin e menaxhimit të ndërtimit, për Guinness.
Parku u përfundua në vitin 1988, por qyteti nuk solli një gjyqtar të Guinness për ta matur atë zyrtarisht deri në dhjetor.
Dhe tani ai është certifikuar si më i vogli në botë. /Telegrafi/