Site icon Telegrafi

Parku shërues i Fushë Kosovës (Video)

Parku i pishave në Sllatinë të Fushë Kosovës, për Xhemile Nuredinin është shërim për trupin e saj. Shtigjet e këtij parku për të janë ilaç për dhimbjet në turpin e saj . Ajo thotë se ky park ka filluar të tërheq shumë vizitorë edhe pse ende i është panjohur.

Vetit shëruese të këtij parku i konfirmon edhe një banor tjetër . Ismajl Berbatofci kohë me parë kishte shëtitur çdo kënd të këtij parku, por nuk kishte menduar ndonjëherë se do të shndërrohej në një atraksion për vizitorë. Sipas tij, kanë gjetur rehati kategori të ndryshme të shoqërisë.

Në këtë vend ka filluar edhe krijimi i bizneseve private. Skënder Maliqi ka vendosur që nën hijen e këtyre pishave të krijojë një restorant, i cili sipas tij do u ofronte komoditet atyre që shkojnë të kalojnë vikendin ose një pjesë të ditës në këtë pjesë.

Në këtë zonë pritet që në ditët në vazhdim të krijohet edhe vendi për ndërtimin e një muzeu për ruajtjen e vlerave arkeologjike. /Tribuna Channel/

Exit mobile version