Telegrafi

Ky është parashikimi i motit për vikend

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë do të na shoqëroj gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/