Site icon Telegrafi

Ky është numri i këshilltarëve nëpër komuna për partitë shqiptare në Maqedoni (Foto)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot ka hedhur poshtë 46 ankesat për zgjedhjet lokale të vitit 2017 dhe për këtë ju hapet rrugë rezultateve që të zyrtarizohen.

Për këtë, Telegrafi Maqedoni ju përcjell tabelën e paraqitur nga ”Mojot Izbor” projekt e Institutit për Demokraci-Societas Civilis të cilët kanë hartuar listën e këshilltarëve në përgjithësi, pra numrin total të fituar nga partitë në gjithë komunat në vend dhe në Këshillin e Bashkisë së Shkupit.

Lexo po ashtu Rezultatet e komunave shqiptare në Maqedoni

Tek partitë shqiptare më shumë këshilltarë ka marrë BDI-ja e cila ka 130 këshilltarë e përkthyer në 89.724 vota.

E dyta është Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës me 62 këshilltarë apo 49.125 vota.

E treta është Lëvizja Besa me 46.493 vota apo 61 këshilltarë.

PDSH-ja e Menduh Thaçit ka 16.865 vota apo 18 këshilltarë në gjithë Maqedoninë.

Koalicioni ”Aleanca për shqiptarët” i përbërë nga Uniteti dhe RDK ka 2 këshilltarë me 3436 vota.

PPD-ja ka një këshilltar apo 1958 vota.

Në Bashkinë e Shkupit tek partitë shqiptare është kjo përbërje: 3 BDI, 2 Lëvizja Besa dhe 1 Aleanca për shqiptarët. /Telegrafi/

Exit mobile version