Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci, në profilin e tij në Facebook ka publikuar numrin emergjent të Ambasadës.
“Sulmet në Londër! Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës: +447961064763”, ka shkruar ai.
Postimi i tij vjen pas tri sulmeve që ndodhën të shtunën në Londër, sulme këto që dyshohet se kanë prapavijë terroriste. /Telegrafi/