Kryeministri australian është nga liderët e parë botërorë i cili e kishte telefonuar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, menjëherë pas zgjedhjes së tij.
Dhe për të bërë një gjë të tillë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjegjësisht për të gjetur numrin e Trump, e kishte ndihmuar një lojtar golfi.
Kryeministri australian Malcolm Turnbull, tha javën e kaluar se kishte një bisedë “të ngrohtë” dhe “shumë të hapur” pesëmbëdhjetëminutëshe me Trump, vetëm disa orë pasi kandidati republikan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Daily Telegraph” australian ka raportuar se Turnbull ishte zyrtari i dytë botërorë, i cili e kishte thirrur Trumpin për t’i uruar fitoren. Presidenti egjiptian Abdel Fattah el Sisi ishte i pari.
Greg Norman, lojtar golfi australian që jeton në SHBA, e ka konfirmuar se ka qenë ai i cili i kishte dhënë numrin e Trumpit, ambasadorit të Australisë në SHBA. /Telegrafi/