Telegrafi

Ky është njeriu që mposht Usain Boltin (Video)

Usain Bolt konsiderohet njeriu më i shpejtë në botë dhe jo më kot. Xhamajkani e mbrojti këtë titull edhe në lojërat olimpike të Rios. Por është dikush që arrin ta mposhtë atë.

Një i ri sfidon në distancë atletin dhe arrin ta mposhtë dhe që të gjithë këtë e bën pa bërë asnjë hap jashtë shtëpisë….duke zgjidhur lojën e kubit, transmeton tch.

I riu teston veten përballë kampionit olimpik dhe në momentin që gara nis në televizor, nis edhe ai zgjidhjen e kubit dhe pa kaluar Bolt vijën e finishit, kubi është i zgjidhur.