McLaren kënaqi edhe më të rinjtë.
McLaren, një prodhues britanik i super veturave, ka zbuluar modelin e fundit të veturave dhe tani ata kësaj radhe kanë menduar për fëmijët.
Mini vetura elektrike është shtesa e fundit në familjen GT të veturave sportive, dhe është një version i zvogëluar i McLaren Senna kushtuar Airton Senna-s të ndjerë, kampionit brazilian të Formula 1.
McLaren GT e re është Ride On, një veturë e destinuar për më të rinjtë, dhe thuhet se është projektuar për fëmijët nga 3 deri në 6 vjeç.
Dera lëviz lart, ashtu si versioni origjinal për të rritur, dhe ka lodra dhe pajisje të tjera për fëmijë me të gjithë çelësat dhe një panel kontrolli operacional. /Telegrafi/