Por 9-vjeçari e kthehu hobin e tij në një biznes online mjaft fitimprurës. Ai krijoi EvanTubeHD, duke e kthyer veten në një sipërmarrës interneti, duke fituar në vit plot një milion dollarë, transmeton koha.net.
Mbiemri i Evan dhe vendbanimi i tij mbahen mjaft sekret nga prindërit. Shkrimi, të cilin e transmeton TCh, i ati, Jared, merret me menaxhimin e karrierës së të birit, duke ndihmuar në redaktimin dhe ngarkimin e videove në Youtube.
Ai mundohet që djali të jetojë një jetë të rregullt sa më shumë të jetë e mundur, pavarësisht famës së fituar në internet. Madje, edhe paratë e fituara ata i mbajnë në një fond që do ti duhen për kolegjin e 9-vjeçarit.