Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot i vranët dhe i ndryshueshëm.
“Sonte parashihet të ketë riga shiu derisa nesër pritet të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar. Në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 8-14 gradë Celsius”.
” Shtypja atmosferike mbetet e ulët nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s”m njofton IHMK, transmeton Klan Kosova.