Telegrafi

Ky është moti në Shqipëri

Gjatë ditës se martë moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me alternime vranësirash në zonat malore dhe veriperëndim

Priten reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar në zonat malore dhe veriperëndim.

Në mesditë reshjet e përkohshme pritet që të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit përjashtuar bregdetin.

Era do të jetë me drejtim jugperëndim 1-15m/s. Deti i forcës 4 me lartësi vale 2.0 metër. Shikimi 8km-20km. Mjegullinë lokale për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen te jene:
Vendet malore 18°/31°C
Vendet e ulëta 20°/35°C
Vendet bregdetare 22°/34°C. /Telegrafi/