Familja Zani në Palasë të Himarës ka hapur dyert e mortit pas krimit makabër, ku 30-vjeçari Jorgo Zani masakroi duke i prerë kokën, kushëririn e tij, 12-vjeçarin Andrea Zani.
Banorët e fshatit tregojnë se Jorgo, personi që kreu krimin e rëndë, njihej edhe për veprime të tjera të dhunshme, kryesisht ndaj kafshëve, përcjellin mediat shqiptare.
“Rrinin bashkë me djalin në një godinë. Prindërit i ikën në Greqi ditën e hënë dhe e lanë tek gjyshja, ia bëri gjëmën…Ky Jorgo ka therur edhe kafshë të ndryshme në fshat”, shprehen ata.
Më tej, ata kujtojnë edhe rastin e një bariu, të cilin e kishte rrahur keq para një viti.