Një ngjarje e pazakontë është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Kinë, ku shfaq momentin kur një gropë e çuditshme hapet në mes të rrugët dhe gëlltit një autobus.
Pamjet e këtij momenti tronditës kanë bërë gjiron e botës, kurse ende mbetet mister se si një autobus gëlltitet nga një gropë në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjarje e tmerrshme, raportohet të ketë ndodhur në qytetin Guizhoi në pjesën perëndimore të Kinës.
Mediat lokale raportojnë se shoferi i autobusit është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/