Telegrafi

Ky është momenti i shpërthimit të autobombës në Pakistan (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar gjatë të mërkurës, momentin e shpërthimit të një autobusi që po transportonte punonjësit e qeverisë në Peshavar.

Nga ky shpërthim, kanë mbetur të vrarë 16 persona derisa dhjetëra tjerë janë plagosur rëndë, transmeton Telegrafi.

Pas shpërthimit, në video shihet se si ushtarët dhe punëtorët e shpëtimit mundohen të hetojnë rastin në autobusin e copëtuar.

Policia ka bërë të ditur, se eksplozivi ishte fshehur brenda veturës një valixheje me pajisje të ndryshme e cila shpërthyer nga distanca. /Telegrafi/