Site icon Telegrafi

Ky është momenti kur me shishe molotovi sulmohet shtëpia e Isa Mustafës (Video)

Ditën kur u votua për president në Kuvendin e Kosovës, pati edhe protesta në sheshin kryesor të Prishtinës.

Ndërsa një pjesë e protestuesve para Kuvendit të Kosovës, filluan të gjuanin koktej molotovi që u ndiqen nga Policia deri te xhamia e Llapit, aty ku e ka shtëpinë kryeministri Isa Mustafa.

Protestuesit gjuajtën shtëpinë e kryeministrit Isa Mustafës me koktej molotovi. Indeksonline iu sjell pamje ekskluzive.

Kjo është hera e dytë që protestuesit e kanë cak shtëpinë e Isa Mustafës. Herën e parë protestuesit kishin shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Prapashticë të Komunës së Prishtinës, ku kishte ndërhyrë Policia për t’i larguar.

Exit mobile version