Një moment interesant është filmuar nga kamerat e sigurisë, kur një grua e veshur vetëm me të brendshme hidhet nga kati i tretë i një ndërtese që po digjej.
Fatmirësisht ajo ka shpëtuar, edhe pse çarçafi me të cilin është shpëtuar u shqye nga hedhja dhe presioni i madh, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin Cederira në Spanjë.
Zjarri kishte shpërthyer tek orët e rrymës në hyrje të ndërtesës, por tymi i zi brenda pak sekondave mbuloi gjithë ndërtesën, duke u pamundësuar banorëve të marrin frymë lirshëm.
Një grua 47-vjeçe kishte mbetur e bllokuar brenda apartamentit të saj për shkak të tymit, por kjo nuk e ndaloi atë të tentoj të ikë.
Por tentimet e saj rezultuan të pasuksesshme, dhe kështu u detyrua që nga dritarja të hidhet poshtë. /Telegrafi/