Ky është momenti i bukur kur një bebe nëntë muajsh, e dëgjon zërin e nënës për herë të parë.
Vogëlushi me emrin Xander, ka lindur me disa dëmtime në shqisën e të dëgjuarit pasi që ka pasur gjakderdhje në një pjesë të trurit të lidhur direkt me veshin.
Djali i vogël që vjen nga Georgia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u lind nëntë javë më herët, dhe ka kaluar 59-të ditë në spital që nga lindje, shkruan Daily Mail.
Edhepse mjekët i thanë nënës së tij që ai e ka kaluar testin e dëgjueshmërisë, ajo nuk u bind. Nëna e tij e dinte se diçka s’ishte në rregull me Xander, për shkak se ai nuk iu përgjigjej zërave sikurse bebet e tjera, transmeton Klan Kosova.
Pasi ka punuar për muaj të tërë, ajo ka arritur që djalin e saj ta bëjë të dëgjojë përmes mekanizmave ndihmues.