Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë dërguar në Lindjen e Mesme aeroplanët bombardues të tipit B-52, në mbështetje të forcave aleate në fushatën bombarduese kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Një video e postuar së fundmi në internet shfaq sulmet e para të këtij bombarduesi, ku B-52 bombardon magazinat e armëve të ISIS-it pranë qytetit Qayyarah në Irak, transmeton Telegrafi.
Ky është misioni i parë i bombarduesit B-52 në Lindjen e Mesme, që prej pushtimit të Irakut në vitin 2003.
Edhe pse në video shfaqen bomba të shumta duke bombarduar caqet e xhihadistëve të ISIS, është interesant fakti se sa me precizitet ky bombardues hedh bombat në zona të caktuara. /Telegrafi/