Ky është momenti komik kur një djalë i vogël në Angli shpërtheu në inat pasi zbuloi se do të bëhej me vëlla dhe jo motër si ai kishte dëshiruar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, prindërit Carley Hutchinson, 33-vjeçare dhe Liam Moody, 32-vjeçar nga Leeds, West Yorkshire, ishin në shtëpi me fëmijët e tyre Lucas, Mason dhe Lacey kur vendosën të zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre të katërt – që do të vijë vitin e ardhshëm.
Pamjet tregojnë momentin kur vajza Lacey kërciti tullumbacen për zbulimin e gjinisë përpara se të bien grimcat me ngjyrë blu – duke konfirmuar se çifti do të ketë një djalë.
Por djali pesëvjeçar i çiftit, Lucas, është i zemëruar me lajmin dhe shpërfaq një mllef, duke iu thënë prindërve të tij se: “Dua një motër!”. /Telegrafi/