Ky është momenti emocionues kur dy vëllezër u ribashkuan për herë të parë në 77 vjet pasi u ndanë si fëmijë, kur njëri u vendos për birësim.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Geoff Nobbs, 79 vjeç, ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, më i riu nga katër vëllezërit.
Kur nëna e tyre Florence vdiq nga kanceri në vitin 1945, babai i tyre Albert, ndjeu sikur nuk mund të përballonte rritjen e katër djemve dhe vendosi Geoff-in, atëherë një vogëlush, për birësim duke mbajtur tre më të mëdhenjtë e tij: Ted, Barry dhe John.
Geoff u adoptua nga një çift që emigroi në Australi në vitin 1951, kur ai ishte vetëm shtatë vjeç.
Tani, pas gati tetë dekadash larg njëri-tjetrit, Geoff është ribashkuar me vëllain e tij, Ted, 83 vjeç, i cili fluturoi për në Australi.
“Ka qenë një përvojë e mahnitshme takimi me Geoffin për herë të parë, ishte vërtet e pabesueshme”, tha Ted.
Geoff shtoi: “Ishte vërtet e mahnitshme. Të mendoj se më në fund kam takuar vëllanë tim, është thjesht përtej meje”.
Ted, Barry dhe John ishin përpjekur të gjithë disa herë gjatë dekadave për të gjetur vëllain e tyre të vogël, por pa asnjë sukses.
Megjithatë, pa e ditur për ta, Geoff gjithashtu ishte përpjekur të bënte të njëjtën gjë dhe arriti t’i gjurmonte në vitin 2014, katër vjet pasi vëllai i madh John vdiq.
Geoff i dërgoi Barry-t një letër dhe të gjithë filluan të flisnin në Skype dhe në telefon, më në fund u njohën me njëri-tjetrin pas shumë vitesh.
Ted, nga Rugby, Warwickshire, fluturoi të martën e kaluar, ku ai kaloi javën e fundit duke takuar Geoffin dhe familjen e tij dhe duke parë Sidnein. /Telegrafi/