Site icon Telegrafi

Ky është momenti i arrestimit të Haradinajt në Francë (Video)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën nga Policia e Francës. Ai është arrestuar në bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.

Ndërkaq, në një konferencë për media nënkryetari i AAK-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërpresë bisedimet me Serbinë e po ashtu të mos lejojë zyrtarët serbë të hyjnë në Kosovë.

Ai ka shtuar se janë duke pritur për vendimin e sotëm dhe se janë të bindur se autoritete franceze e kanë kuptuar drejtë situatën se ku e ka sjellë Haradinajn dhe Kosovën, Serbia me këto fletëarreste.

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.

Më poshtë mund ta shihni videon e Koha.net, ku shihet arrestimi i Haradinajt në Francë. /Telegrafi/

Pamje nga arrestimi Haradinaj në aeroport by kohanet

Video: Koha.net

Exit mobile version