Vesa Luma është zgjuar në mëngjes e motivuar.
E gjithë kjo në saje të bashkëshortit të saj, reperit shqiptar Gerald Xhari, i njohur si Big Basta.
Në fakt, këngëtarja duket se i ka munguar kohët e fundit i ka munguar Big Basta dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet reperi dhe ajo duke performuar në reklamën e kompanisë telefonike Vala, transmeton Telegrafi.
“Ai moment. Mirëmëngjesi. Zërin me ta dëgjuar..fytyrën me ta pa ”, ka shkruar Vesa përbri videos në Instagram.
Ndryshe, këngëtarja është duke u përkujdesur që sa më mirë të shkojë shtatzënia e saj dhe herë pas
here po informon fansat për gjendjen e saj. /Telegrafi/