Site icon Telegrafi

Ky është modeli më i keq i flokëve për gratë në vitet e tyre të pjekurisë

Me këtë stil flokësh do të dukeni dy herë më të moshuara!

Me moshën e rritur, vijnë disa rregulla kur bëhet fjalë për stilizimin e flokëve dhe veshjet.

Ne pyetëm floktarët se cilat modele flokësh duhet të shmangë një grua kur i mbush 50 vjeç dhe ja çfarë na thanë: Të dyzetat dhe të pesëdhjetat nuk do të thotë patjetër kthimi në modele të mërzitshme dhe monotone, por përkundrazi.

Këshilla është që të ktheheni në nuanca më natyrale dhe më të lehta, transmeton Telegrafi.

Në përgjithësi nuk ka kufizime me ngjyrat, por kur bëhet fjalë për gjatësinë, duhet t’i kushtoni vëmendje.

Floktarët pajtohen që flokët e gjatë, më të gjatë se shpatullat, nuk janë aspak për gratë e moshës së pjekur.

Flokët jashtëzakonisht të gjata do ta bëjnë fytyrën tuaj të duket e lodhur, gjithashtu do të fshehin gjithçka të bukur në fytyrën tuaj.

Shembulli më i mirë është Demi Moore e cila duket të paktën 10 vjet më e vjetër me flokë të gjatë:

/Telegrafi/

Exit mobile version