E dimë që nuk ka asgjë më të pakëndshme se ajo kur mushkonja ju futet në banesë, fshihet gjatë ditës, ndërkaq natën kur flini gjumë zukatja dhe pickimi i saj nuk ju lënë të qetë
Nëse nuk i preferoni mjetet kimike të cilat i ndjekin mushkonjat, ky preparat natyral me siguri do t’ju ndihmojë.
Llumi i thatë e kafesë është efikas si për piling të lëkurës ashtu edhe për mbrojtje nga mushkonjat.
Llumi i kafes i cili digjet me efikasitet do t’i ndjekë këto insekte të mërzitshme, transmeton Telegrafi.
Para së gjithash duhet patjetër të grumbulloni llum kafeje dhe ta vendosni në folie alumini në pjatë.
Kur të thahet tërësisht, digjeni llumin me shkrepës apo me çakmak derisa të fillojë të lirojë tym. Llumi do të digjet ngadalë, ndërkaq tymi i cili do të krijohet do t’i ndjekë mushkonjat.
Për kafen thonë që është efikase edhe kundër buburrecave, ndërkaq fletën e dafinës mund ta fusni në vend të tabletës në aparat elektrik i cili gjithashtu me efikasitet do të ndikojë në luftën kundër mushkonjave. /Telegrafi/