Në prag të debutimit zyrtar në LA Auto Show, janë publikuar në internet fotografitë që e tregojnë këtë Mini i cili ka përmasa gjigante.
Përkundër makinave paraprake, ky është shumë më i gjerë dhe i lartë, ndërsa ka vend të rehatshëm për katër persona dhe komplet bagazhin e tyre, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhen të ditura detajet, por dihet se fuqia e tij do të jetë e madhe dhe është e destinuar për të gjitha terrenet.
Mini Countryman do të jetë hibrid, që mund të jetë në dispozicion të klientëve gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/