Telegrafi

Ky është mesazhi nga ”femrat e zhveshura në vitrina në Shkup” (Video)

Sot në Shkup ndodhi një ngjarje e pazakontë ku gjashtë femra të zhveshura nën tingujt e muzikës kërcyen dhe zbavitën qytetarët që kalonin aty pranë.

Por gjithë kjo është bërë me mesazh nga Organizata Jo-qeveritare Star-Star dhe koalicioni për mbrojtjen e të drejtave seksuale të shoqërive të shtypura, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Fillon me punë vitrina me femra në Shkup, për të luftuar trafikimin e njerëzve (Video)

”Punëtoret e seksit në Maqedoni çdo ditë përballen me dhunë nga anë të ndryshme. Klientët, makrot por edhe nga policia. Kjo duhet të ndalohet. Kemi fakte të dokumentuara ku zyrtarë të policisë i maltretojnë dhe i përdhunojnë. Ky aksion është bërë për të ngritur zërin ndaj këtyre maltretimeve” thonë nga kjo organizatë.

Përndryshe, kjo ngjarje u prit me habi nëpër gjithë Maqedoninë por edhe në Ballkan.

Në afërsi të vitrinës ku ishin femrat kishte polici dhe qytetarë, disa të mllefosur. /Telegrafi/