Sot në Shkup ndodhi një ngjarje e pazakontë ku gjashtë femra të zhveshura nën tingujt e muzikës kërcyen dhe zbavitën qytetarët që kalonin aty pranë.
Por gjithë kjo është bërë me mesazh nga Organizata Jo-qeveritare Star-Star dhe koalicioni për mbrojtjen e të drejtave seksuale të shoqërive të shtypura, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Punëtoret e seksit në Maqedoni çdo ditë përballen me dhunë nga anë të ndryshme. Klientët, makrot por edhe nga policia. Kjo duhet të ndalohet. Kemi fakte të dokumentuara ku zyrtarë të policisë i maltretojnë dhe i përdhunojnë. Ky aksion është bërë për të ngritur zërin ndaj këtyre maltretimeve” thonë nga kjo organizatë.
Përndryshe, kjo ngjarje u prit me habi nëpër gjithë Maqedoninë por edhe në Ballkan.
Në afërsi të vitrinës ku ishin femrat kishte polici dhe qytetarë, disa të mllefosur. /Telegrafi/