Telegrafi

Ky është mëngjesi i përkryer, për të nisur ditën dhe shmangien e shtimit të peshës

Studiues nga Universiteti Tempere në Finlandë, kanë analizuar mëngjesin që e hanë njerëzit e shëndetshëm dhe që nuk kanë peshë të tepërt, transmeton Telegrafi.

Të dhënat që kanë marrë, zbulojnë se ata hanë mëngjes vegjetarian, pa shtesa të ushqimit të ëmbël, si lëngjet apo marmelata.

Mëngjesi që përfshinë vetëm fruta, drithëra dhe qumësht, konsiderohet se e mbanë trupin mirë dhe të ngopur, deri në ngrënien e shujtës tjetër.

Në anë tjetër, këta përbërës që mund të ndryshohen çdo ditë, përpos qumështit, nuk ndikojnë në shtimin e peshës. /Telegrafi/