Site icon Telegrafi

Ky është materiali më i rrëshqitshëm i sajuar ndonjëherë (Video)

Materiali i ri i krijuar në mënyrë artificiale është emërtuar SLIPS (Slippery Liquid Infused Porous Surface) është një nga materialet më të rrëshqitshëm të mbaruar ndonjëherë. E kanë mbaruar shkencëtarët nga Harvardi, e përparësitë e tija janë se është vetë-mirëmbajtës, asnjëherë nuk përlyhet, e të gjitha këto për shkak të një arsye të thjeshtë – për shkak se për sipërfaqen e tij nuk mund të ngjitet asgjë.

Bima e përmendur mishngrënëse prej të cilës është marrë ideja për materialin, ka fletëza të rrëshqitshëm cilindrik, të cilët thjeshtë bëjnë që insektet të rrëshqasin drejtë e në fund të bimës në lëngjet tretës që ndodhen atje, shkruan popsci.com. Fletëzat e kësaj bime kanë strukturë të veçantë të thurur me ujin, që refuzon yndyrat dhe parandalon insektet që të mbahen për sipërfaqen e fletës.

Joanna Aizenberg nga Harvardi, së bashku me kolegët zhvilloi materialin i cili funksionin me një parim të ngjashëm, vetëm se është edhe më i rrëshqitshëm. Bëhet fjalë për një shtresë nga tefloni të ngjashëm me sfungjerët në të cilën ndodhet një lëng e perflouroruar FC-70. Ky material refuzon ujin dhe të gjitha materialet në bazë vaji madje dhe gjakun. Mjafton që sipërfaqen ta lakojmë për vetëm dy shkallë dhe të gjitha lëngjet do të rrëshqasin nga ajo.

Edhe një përparësi tjetër e këtij materiali super të rrëshqitshëm është se lëngu i tij dendësohet në shtypje të lartë kështu që ai material mund të përdoret edhe në thellësitë detare madje edhe deri në shtatë kilometra.

Dhe përderisa përdorimet e materialit janë të shumta, prej gypave super efikas për naftësjellës, deri te mbështjellësi i veçantë i jashtëm në aero-industri në të cilin nuk do të ngjitej akulli, Aizenberg është paksa më praktike dhe më e afërt me përdoruesit e thjeshtë. Ajo mendon se ky material është ideal për shishet me keçap, për shkak se me ndihmën e tij gjithmonë do të mund të nxjerrim edhe pikën e fundit të keçapit nga shishja. /Telegrafi/

Exit mobile version