Site icon Telegrafi

Ky është materiali më i lehtë në botë!

“Mikro-rrjetën ultra-të-lehtë nga metali” e kanë zbuluar shkencëtarët nga universitetet kaliforniane UC Irvine dhe Caltech dhe nga kompania HRL Laboratories, ndërsa përshkrimi i zbulimit është bërë në numrin e fundit të revistës Science të datës 18 nëntor.

Artikulli është i përcjellë me një fotografi shumë mbresëlënëse të një cope të kësaj mikro-rrjete, me madhësi të një paqete qibriti, të vendosur mbi një luleradhiqe.

Materiali i ri është 100 herë më i lehtë nga polistiroli, sipas raportit të cekur. Sekreti i lehtësisë së tij është ndërtimi qelizor i cili përbëhet nga gypat e zbrazët që mundësojnë strukturën e materialit që në realitet është 99.99 qind ajër, sipas ekipit të shkencëtarëve që e kanë ndërtuar.

Kjo do të thotë se dendësia e materialit është më e vogël se një e një mijëra pjesë e dendësisë së ujit. Gjëja është bukur elastike, kështu që shkencëtarët theksojnë se edhe pas shtypjes në gjysmë të lartësisë, materiali kthehet në 98 për qind të formës paraprake.

Anësorët e gypave janë 1,000 herë më të hollë nga floku i njeriut.

“Kleçka është në ndërtimin e rrjetës nga gypat e zbrazët të ndërlidhur në mes vete me trashësi të materialit që është 1,000 herë më i hollë nga floku i njeriut”, tha autori kryesorë i hulumtimit Tobias Shandler nga HRL Laboratories për Los Angeles Times.

Mikro-rrjeta në fotografinë me luleradhiqen është e ndërtuar 90 për qind nga zinku, sipas LA Times, por Bill Carter, drejtori i departamentit për projektimin e materialeve në HRL, tha për revistën se ajo mund të ndërtohet edhe nga materialet tjera.
Një nga shkencëtarët nga universiteti Irvine i cili ishte i përfshirë në projekt, propozon që materiali ultra-i-hollë të përdoret për absorbimin e goditjeve, ndërsa përdorimin e mundshëm e shohin në “industrinë ajrore”, për izolimin zanor, e ndoshta edhe për bateritë e reja”, thekson LA Times.

Materiali sillet sikurse lëpendra kur hidhet në ajër dhe duke u lëkundur bie ngadalë në tokë, tha Carter. “Nevojiten më shumë se 10 sekonda që të bie në tokë kur të lëshohet nga lartësia e krahut”. /Telegrafi/

Exit mobile version