Telegrafi

Ky është lojtari që do të jetë në qendër të projektit të Contes te Chelsea

Zërat për të ardhmen e Eden Hazardit janë vetëm duke u shtuar.

Belgu gjithmonë lidhet me një kalim te Real Madrid dhe te Paris Saint-Germaini.

Sipas London Evening Standard, gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e Antonio Contes pasi tekniku italian dëshiron që Hazard të qëndron me çdo kusht në Stamford Bridge.

Belgu në sezonin e ri thuhet se do të jetë në qendër të projektit të Contes dhe çdo gjë do të ndërtohet rreth tij.

Hazard ka shënuar vetëm dy gola në 34 paraqitje për Blutë këtë sezon në të gjitha garat. /Telegrafi/