A e dini se kush është lojtari me performancat me të mira në pesë ligat kryesore të futbollit në Evropë?
Shumë prej jush mund të ju shkojë në mendje Lionel Messi, Neymar apo De Bryune që po shkëlqen në Ligën Premier.
Por, më mirë se këta tre dhe të gjithë lojtarët në Evropë, performancat i ka Heung Min Son, lojtari 24 vjeçar i Tottenhamit, sipas whoscore.
Son i ishte bashkuar Tottenhamit nga Bayer Leverkusen, por jo që pati aq paraqitje të mira në sezonin e parë, ku edhe e ardhmja e tij këtë verë në ‘White Hart Lane’, ishte shumë në dyshim.
Por në fund koreani ka vendosur të mbetet pjesë e Tottenhamit, me të cilën skuadër e ka nisur për mrekulli sezonin.
‘Squawka’ performancën e Min Son e vlerëson me notën 77,67, duke lënë pas Messin, Philipp Lahmin, Marco Fabianin dhe Neymarin.