Site icon Telegrafi

Ky është ligji që do ta shfuqizojë Gjykatën Speciale! (Dokument)

Drama e një nate më parë, në Kuvendin e Kosovës, për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale duket se nuk ka përfunduar.

Qeveria e Kosovës do të mblidhet të shtunën në ora 14:00 për të diskutuar me urgjencë mundësitë për të bllokuar funksionimin e kësaj gjykate.

Gazeta Fjala shkruan se ka siguruar projektligjin me të cilin po tentohet të shfuqizohet ligji që i hapi rrugë gjykatës në vitin 2015. I njëjti pritet të votohet në mbledhjen e Qeverisë.

Aty janë vetëm dy nene, njëri që tregon qëllimin e ligjit dhe tjetri kohën kur hynë në fuqi, pasi të ketë marrë miratimin e deputetëve dhe të jetë publikuar në Gazetën Zyrtare.

Exit mobile version