Site icon Telegrafi

Ky është libri që i ndryshoi jetën Jeff Bezos, njeriut më të pasur në botë

Në një intervistë të dhënë në vitin 1998, Jeff Bezos – themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Amazon, njëkohësisht njeriu më i pasur në botë – u shpreh se nuk mendonte se ishte e mundur të shkruhej një roman i përsosur, derisa lexoi “The Remains of the Day” (“Dita e mbetur”) nga nobelisti Kazuo Ishiguro

“Nëse lexon ‘The Remains of the Day’, që është një nga librat e mi të preferuar, fillon të mendosh se ‘shpenzova dhjetë orë duke jetuar një jetë paralele dhe mësova diçka për jetën dhe pendesën. Është diçka që s’e bën dot duke lexuar blogje.” – u shpreh Bezos.

Në biografinë e Bezos, të shkruar nga gazetari amerikan Brad Stone “The Everything Store”, thuhet se libri i autorit japonez të rritur në Angli është një nga libat që ndikoi në vendimin e Bezos për të themeluar Amazon.

Megjithatë ish-bashkëshortja, MacKenzie është shprehur se “Jeff e lexoi librin një vit pas themelimit”.

“Dita e mbetur” është një nga ata libra, për të cilët Bezos inkurajon punonjësit që t’i lexojnë.

Ishiguro është konsideruar nga kritika si një përzierje e Jane Austen, Franc Kafkës dhe Marsel Prustit.

“Ai është shumë i interesuar për të kuptuar të kaluarën, por nuk është shkrimtar prustian, ai nuk tenton të zhbëjë të kaluarën, ai eksploron atë që duhet të harrosh për të mbijetuar në radhë të parë si individ ose si shoqëri,” u shpreh sekretarja e Akademisë së Nobelit në 2017-n, kur Ishiguro u vlerësua me Nobelin në Letërsi.

Exit mobile version