Site icon Telegrafi

Ky është “lepurushi” me të cilin zgjohet Enca?! (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia është gjithmonë në fokusin e medieve, dhe shpesh herë postimet e saj në rrjetet sociale, bëjnë që ajo vazhdimisht të jetë e përfolur.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet nën shoqërinë e qenushit të saj Stitch.

Lexo po ashtu Enca së shpejti me këngë të re (Foto)

Mesa duket dashuria e madhe që këngëtarja ka ndaj kafshëve, e veçanërisht kafshës së saj shtëpiake, bën që ajo ta kalojë edhe natën bashkë me të.

Në mbishkrimin e fotos Enca ka shkruar: “Mirëmëngjesi nga unë dhe lepurushi im”, duke bërë me dije që ka shijuar natën nën shoqërinë e mikut të saj besnik, që me fjalët përkëdhelëse e quan edhe lepurush. /Telegrafi/

Exit mobile version