Në Komoran është rinovuar shkolla e mesme “Xheladin Gashi-Plaku” ku vijojnë mësimin 650 nxënës.
Pjesë e këtij përurimi ishin edhe krerët institucionalë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli dhe Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, njofton Klan Kosova.
Por, ajo që ra në sy është kërkesa e një nxënësi të kësaj shkolle.
Ai kërkoi nga liderët që të sillen më mirë me njëri-tjetrin dhe të lënë inatet anash.