Kjo hartë shfaq çerekun e gjithësisë së njohur, e në të ka aq shumë detaje, sa që për shfaqjen e tyre do të nevojiteshin gjysmë milioni televizor HD. Harta ka më shumë se tre milion piksel, të cilat përmes skanimit të gjithësisë i ka matur teleskopi i veçantë në New Mexico, transmeton physorg.com.
Shkencëtarët e përmendur këtë hartë e kanë paraqitur në takimin vjetor të shoqatës Amerikane të astronomisë në Austin, në shtetin amerikan Texas. Ajo paraqet historinë e gjithësisë gjatë gjashtë miliard viteve të fundit. /Telegrafi/