Parlamenti studentor në Universitetin Kiril dhe Metodij zgjedhi kryetarin e ri me 5264 vota nga të cilat 3851 votuan për Davor Popovskin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Popovski u zgjodh kryetar edhe pse kishte shumë kontradikta rreth procesit zgjedhor. Mbrëmë vërehej prezencë e madhe e policisë speciale dhe forcave për shpërndarje të shpejtë të cilë nuk e penguan zgjedhjen e kryetarit të ri.
Nga Parlamenti Studentor në UKM thonë se procesi ka shkuar sipas rregullit dhe kanë kritikuar, siç thonë ata, skandalizimin e situatës nga studentë të motivuar politikisht.
Telegrafi Maqedoni ju sjell listë e kandidatëve dhe votat për ta.
1.Stefan Vasilevski nga fakutlteti i mjekësisë ëshë zgjedhur përgjegjës për këtë fakultet e në përgjithësi mori 1.275 vota
2. Davor Popovski kandidati i dytë ka fituar 3851 vota dhe me këtë është zgjedhur kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin publik Kiril dhe Metodij në Shkup.
‘Plenumi Studentor’ nuk e njeh kryetarin e ri./Telegrafi/