Në pritje të sezonit të ri të Ligës Premier që do të nisë fundjavën e 13 dhe 14 gushtit, Chelsea i Antonio Contes e ka fituar tashmë një titull atë të skuadrës më të urryer të kampionatit anglez duke sfiduar për më tepër Manchester United që e ka fituar këtë çmim vitin e kaluar.
Për të kuptuar se sa ishte larg më e urryera në këtë garë ka shërbyer një sondazh i organizuar nga Manchester Evening News.
10 mijë tifozët që kanë marrë pjesë në votim kanë zgjedhur Chelsean si klubin më antipatik që luan në Ligën Premier. Në këtë sondazh fansave u është kërkuar të zgjedhin skuadrën më të pëlqyer por edhe atë më të urryer nga 20 ekipet që marrin pjesë në Ligën Premier.
Në fund si skuadra më pak e pëlqyer ose më shumë e urryer është përzgjedhur Chelsea kjo edhe për faktin se kanë qenë të shumtë tifozët e Totenhamit dhe Arsenalit dy skuadrave rivale nga i njëjti qytet që kanë marrë pjesë në votim.
Vendin e dytë në këtë klasifikim special e zuri Manchester United, ndërsa pas Djajve të Kuq u pozicionuan me radhë, klubet e tjera të mëdha si Liverpooli, Manchester City, Arsenali dhe Tottenhami.
Në vendin e 20 të këtij klasifikimi u pozicionua Leicesteri. Pavarësisht titullit të fituar në sezonin e kaluar skuadra e Ranierit nuk urrehet nga tifozët e klubeve rivale.