Telegrafi

“Ky është klubi im”, fjalët e Lampard pas rikthimit te Chelsea

Frank Lampard është i kënaqur që është rikthyer në klubin e tij, me trajnerin e rikthyer te Chelsea që thotë se ishte një “vendim i lehtë” për të marrë një post të përkohshëm.

Legjenda e Bluve është rikthyer në Stamford Bridge për herë të tretë dhe një periudhë të dytë në postin drejtues, pas shkarkimit të Graham Potter.

Ish-mesfushori, i cili kaloi 13 vjet te londinezët si lojtar, ka rënë dakord të marrë frenat e gjigantëve të Ligës Premier në një bazë të përkohshme deri në fund të sezonit 2022/23.

Lexo po ashtu Zyrtare: Lampard emërohet trajner i përkohshëm i Chelseat

“Vendim i lehtë për mua, ky është klubi im. Unë jam gjithashtu një person shumë praktik”, ka thënë fillimisht Lampard pas prezantimit.

“Kam qenë në një rrugë tjetër që kur u largova nga Chelsea, por të kthehem kur të më kërkohet dhe të kthehem me besimin se mund të ndihmoj deri në fund të sezonit”.

“Jam i kënaqur që kam mundësinë dhe jam mirënjohës. Unë e kuptoj mirë skuadrën, terrenin stërvitor, stadiumin dhe tifozët dhe do të bëj më të mirën”, përfundoi anglezi.

Persona si Julian Nagelsmann dhe Luis Enrique janë lidhur me një rol të përhershëm në Chelsea, së bashku me ish-trajnerët Jose Mourinho dhe Antonio Conte. /Telegrafi/