Ylli i ndeshjes ishte mesfushori veteran, Frank Lampard, i cili tregoi se ende ka shumë vite përpara me klubin, teksa Evertoni u tregua shumë i rrezikshëm.
Starti për vendasit ishte përallor. Në minutën e parë pas një harkimi të rrezikshëm në zonë më së miri u gjend Pienaar, i cili me një goditje të fuqishme e kaloi ekipin e tij në epërsi.
Më pas Evertoni qëlloi edhe një herë shtyllën nga gjuajtja e lirë dhe që nga ky moment Chelsea e mori lojën në dorë.
Frank Lampard e barazoi rezultatin pas asistimit të Ramiresit për të kthyer në lojë Blutë (42’).
Në pjesën e dytë vendasit u përpoqën të të shënojnë dhe një gol, por ishte Lampard ai që mbaroi dilemën e këtij takimit me golin e dytë për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar (72’).
Me këtë fitore (të katërtën radhazi), Chelsea arrin në kuotën e 38 pikëve në vendin e tretë, katër pikë më pak se sa vendi i dytë Manchester City. /Telegrafi/
е1-2ч by Futbol2101