Suhejl Fazliu është kandidati i propozuar nga RDK për të udhëhequr me Ministrinë e Vetëqeversjes Lokale. RDK gjatë mbledhjes së sotme me unanimitet vendosi që për kandidat të ministrit të vetëqeverisjes lokale të jetë Suhejl Fazliu që vjen nga dega e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kryesia Qendrore e partisë u përcaktua për një kandidat relativisht të gjeneratës së re, me bindje të plotë se Fazliu posedon kapacitet të jashtëzakonshëm të prezentoj denjësisht RDK-në, si një nga partnerët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët”, thonë nga RDK.
Kandidati për ministër i vetqeverisjes lokale Suhejl Fazliu është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore pranë UEJL-së./Telegrafi/