Për ju që ishit në mëdyshje se kush është kampionati që ka shënuar më shumë gola deri më tani, atëherë mëdyshjet shuhen pas La Liga prin bindshëm.
Deri më tani janë shënuar 329 gola në 110 ndeshje, që i bie së ka pasur 2.99 gola për minutë.
Kjo është një mesatare më e mirë se e Ligës Premier, Bundesligës, Serie A dhe e Ligue 1.
Gjermanët kanë shënuar 2.83 gola për ndeshje.
Në Bundesligë janë vetëm 18 ekipe dhe deri tani janë shënuar 255 gola në 90 ndeshje.
Në Ligën Premier janë shënuar 306 gola me një mesatare prej 2.78.
Kjo mesatare është pak më e lartë se e Serie A që ka 2.73 gola për ndeshje.
Ligue 1 është fundit me një mesatare prej 2.51.
La Liga ka edhe ndeshjen me më shumë gola të shënuar deri më tani , ku një ndeshje mes Sevillas dhe Espanyolit është mbyllur me rezultat 6-4. /Telegrafi/