Kjo është cilësuar nga shumë ekspertë si anija turistike më luksoze në botë. Ajo ka kushtuar plotë 450 milionë dollarë.
Quhet “Exploruesi i 7 detrave” dhe është një mrekulli. Luksi pa kufij thuajse të merr mendjen, po ashtu si çmimi për një natë.
Ajo mund të mbajë 750 turistë dhe do ta bëjë udhëtimin inaugurues në Evropë, transmeton syri.
Udhëtimet e saj variojnë nga 10 ditë deri në dy javë, dhe çmimet janë nga 7 mijë deri në 13 mijë e 500 euro për person.