Getoar Selimi është një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë ndër vite.
Ndryshe i quajtur si “fenomen” i hip hopit shqiptar, Geasy nuk nguron që të flasë për familjen e tij dhe që ta prezantojë.
Megjithatë, tash është vëllai i tij Liberiani që e ka bërë një postim me babain e tyre, Ibrën, shkruan Telegrafi.
Ibra në rrethin e shoqërisë së tij njihet si “shumë cool” dhe është një prind që gjithmonë e ka stimuluar Getoar Selimin në rrugën e tij prej hip hop artisti.
Duket se rrugën e ka pasur më të lehtë Geti për shkak të përkrahjes së babit të tij.
/Telegrafi/